Në mënyrë vullnetare tre vëllezër nga Negotina e Pollogut, pastrojnë oborrin e Infektivit

vull

Kamerat e televizionit Globi  kanë regjistruar nga afër angazhimin vullnetar të tre vëllezërve nga Negotina për të pastruar oborrin dhe hapsirat përreth Infektivit të Gostivarit. Ky aktivitet i tre mërgimtarëve nga Negotina vjen në shenjë falemenderimi për personelin mjekësor të Infektivit të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja për të shëruar nënën e tyre të infektuar me Covid. Besnik Etemi, njëri nga tre vëllezërit Etemi, bën me dije se iniciativa e tyre vullnetare është mirëpritur edhe nga vetë stafi mjeksor i Infektivit, një pjesë e mirë e të cilëve iu bashkangjitën aksionit të pastrimit.

Etemi kërkon vetëdijësimin e popullatës në drejtim të mbajtjes së pastërtisë, sidomos atyreve njerëzve që ditëve të fundit kanë qarkulluar rreth Spitalit të Gostivarit, duke kërkuar që gjësendet e panevojshme të hudhen aty ku duhet dhe asesi në vend e pa vend.

Ndryshe, në pjesën e përparme të Infektivit të Gostivarit, sot ishin vendosur edhe disa shporta të reja pë mbeturina, të cilat ishin siguruar nga një mërgimtar nga Sërmnova.

Next Post

(Video) Qytetarët e Tetovës me një marshim paqësor u bënë homazhe viktimave të zjarrit në spitalin modular

“Ne jemi tifozë, kjo nuk është një protestë, nuk është e motivuar politikisht, por vetëm një marshim paqësor në nder të të vrarëve nga zjarri,” tha Bashkim Idrizi nga grupi i tifozëve Ballisti, i cili nisi marshimin në mediat sociale. Marshit iu bashkuan shumë qytetarë të Tetovës. “Unë erdha këtu […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: