Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një depo për material ndërtimor dhe stiropor në Tetovë. Digjet objekti i ish-“Makedonija Tabak”, ku tani ndodhet një kompani private. Objekti ndodhet në dalje nga Tetova.

Për momentin zjarri është duke u shuar nga zjarrfikësit nga Tetova, ndërsa në ndihmë kanë dalë edhe automjetet e Brigadës së Zjarrfikëses nga Shkupi, pasi zjarri është i madh dhe po përhapet edhe në depo tjera.
Ndërkohë sipas informacioneve të fundit jo-zyrtare, zjarri po përhapet edhe në objektet tjera.
You must be logged in to post a comment.