Në rrjedhë e sipër aksioni për largimin e automjeteve nga Çarshia e Vjetër e Shkupit

vull
Ekipet e komunikacionit të Sektorit për Punë të Brendshme – SPB Shkup po e realizojnë aksionin për largimin e automjeteve që lëvizin dhe janë parkuar në zonën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe gjobitjen e atyre që cënojnë lëvizjen e lirë dhe sigurinë e qytetarëve.
Komuna e Çairit përmes një njoftimi е paralajmëroi ndërmarrjen e aksioneve të përditshme nga ana e SPB –Shkup dhe përkujtoi se koha e lejuar e lëvizjes së automjeteve vetëm për nevojat e zejtarëve dhe afaristëve është prej ora 06:00 deri në ora 09:00 të mëngjesit. Çarshia e Vjetër e Shkupit është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore dhe autenticitetin e saj duhet ta ruajmë të gjithë.
Next Post

Nga nesër do të punojë teleferiku i ri me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

Prej nesër, për herë të parë këtë sezon e vëmë në punë teleferikun e ri me gjashtë ulëse “Lajtner” në Qendrën e Skijimit “Kodra e diellit”, ndërsa përdorimi i gjashtë – ulësve në ditën e parë të lëshimit është falas për pamje panoramike të vizitorëve të Kodrës së Diellit, informojnë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: