Në Shkup sanksionohen 151 shoferë, 35 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.04.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 sanksione, prej të cilave tridhjetë e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike të cilat kryejnë veprimtarinë e transportit publik.


Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara …

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Bastisje në rrethinën e Shkupit, gjendet drogë, arrestohet një person

Sot (20.04.2022) në ora 00:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Shkup-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë e kanë privuar nga liria A.SH. (23) nga f. Idrizovë-Shkup. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe terezi dixhitale me mbetje të marihuanës. […]

Subscribe US Now