Në Shkup sanksionohen 168 shoferë

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.06.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba,  prej të cilave 13 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 10 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 44 kundërvajtje për këmbësorët, 4 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar gjashtë sanksione për persona të cilët shfrytëzojnë telefonin celular  gjatë drejtimit të automjetit, katër gjoba për shoferët e motoçikletave, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe 63 sanksione për parkim të parregulltë të automjeteve.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Ministria e Shëndetësisë: Me dy doza janë vaksinuar mbi 177 mijë qytetarë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 431.174 doza të vaksinave, ndërsa 177.020 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 10.065 qytetarë. “Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: