Në Shkup sanksionohen 220 shoferë, 51 për tejkalim të shpejtësisë

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 220 gjoba,  prej të cilave 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 16 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 16 gjoba për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar 13 sanksione për persona të cilët shfrytëzojnë telefonin celular  gjatë drejtimit të automjetit, 13 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 7 për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, 5 për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe 68 sanksione për parkim të parregulltë të automjeteve

Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Burgajeti i familjes mbretërore

Në vazhdën e ciklit të reportazheve në promovim të trevës së Matit, ndalesa e radhës është fshati Burgajet. Fshati është ndër më të njohurit në vendin tonë, për faktin se është vendlindja e mbretit të parë shqiptar Ahmet Zogu. Nëse je duke vizituar këtë fshat, direkt në mendje të shkon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: