Në Shkup sanksionohen 243 shoferë, 56 për tejkalim të shpejtësisë

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba, prej të cilave 56 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e tre gjoba për shoferët e motoçikletave, njëzet e katër sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.

Poashtu janë shqiptuar katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë gjoba për automjete të paregjistruara dhe pesëdhjetë sanksione për parkim në mënyrë jo të rregulltë.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Zëvendësministri i Drejtësisë Nuhiu: Shteti  i mirë është ai shtet që qeveriset nga ligji dhe drejtësia!

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka bërë të ditur se sot ka filluar realizimi i projektit së bashku me OSBE-në dhe Delegacionin Evropian për monitorimin e proceseve gjyqësore që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, me çka pritet që rezultatet të vijojnë edhe pse duhet ende punë. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: