Në Shkup sanksionohen 303 shoferë, 156 këmbësorë të sanksionuar

vull

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.


Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë sanksione për këmbësorët, tridhjetë e katër sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.

 

Poashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara, katër kundërvajtje për shoferë fillestarë, tri masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe pesëdhjetë e tetë gjoba për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Next Post

Drejtori i NKP-Tetovë ndanë 20 vendime pune

“Sot kam nderin dhe kënaqësinë zyrtarisht në cilësinë e drejtorit të NKP Tetovë të dorëzoj 20 vendime pune të përhershme për të punësuarit në këtë ndërmarje” kështu është shprehur drejtori Nuredin Fetai informon Tetovasot. Pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni kanë nisur ndryshimet e shumta. Drejtori Fetai […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: