Nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit me Ambasadën e Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

vull

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si institucion kompetent mbi promovimin e Shoqërisë Informatike në vendin tonë, vijon me proceset e digjitalizimit, përfshirë edhe avancimin e njohurive të faktorëve kyç në këto procese.

 

Në këtë aspekt, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë – Henrik Markush, sot nënshkruan Memorandumin e bashkëpunimit, mbi implementimin e projektit ,,Transferimi i njohurive mbi digjitalizimin e administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Qëllimi i projektit është të transferohen përvojat reformuese të Sllovakisë dhe mbështetje për funksionimin e administratës shtetërore në sferën e digjitalizimit, në përputhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Bashkëpunimi do të rezultojë duke mbajtur punëtori, në të cilat do të marrin pjesë të punësuarit e administratës publike, si edhe mbajtjen e konferencës përmbyllëse. Shpenzimet do të mbulohen nga ana e së ashtuquajturës ,,Ndihma sllovake” (Slovak Aid) – Ndihma zhvillimore zyrtare e Republikës së Sllovakisë.

 

,,Procesi i digjitalizimit është një prej përcaktimeve kyçe të MSHIA-së, të përfshira edhe me Reformën e Administratës Publike 2018-2022, për arsye se avancimi i njohurive të të punësuarve në administratën publike është prioritet”, theksoi ministri Shaqiri.

 

Sipas ministrit, Digjitalizimi i proceseve të administratës publike është me rëndësi të posaçme mbi digjitalizimin e shoqërisë në tërësi, kështu që çdo investim në promovimin e aftësive të shkathtësive dhe njohurive të administratës publike paraqet investim në avancimin e proceseve shoqërore.

 

Ministri Shaqiri iu falënderua ambasadorit Markush për bashkëpunimin e sukseshëm, duke theksuar se ky veprim i mirë i miqësisë nga ana e Ambasadës së Sllovakisë është me rëndësi të veçantë në aspekt të realizimit të qëllimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen përmirësimi të cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike nëpërmjet digjitalizimit të tyre.

 

 

Next Post

Këshilltarët ekonomik qëndruan për vizitë në Gostivar.

Këshilltarët ekonomik qëndruan për vizitë në Komunën e Gostivarit , ku morën pjesë promotorët ekonomik të vendit, në shtetet: Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermania, Turqia dhe Polonia, pushteti lokal dhe afaristë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që përpara afaristëve gostivaras të prezantohen mundësitë e investimit, si dhe politikat shtetërore dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: