Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E GRANTIT PËR ZGJERIMIN E KOPSHTIT “LULET” NË GOSTIVAR, ZGJEROHET KAPACITETI PËR 100 FËMIJË

1 min read

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, sot nënshkruan Marrëveshje granti në përputhje me projektin për ndërtimin objekteve të reja, mbindërtim ose adaptim të objekteve ekzistuese për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollorë në komuna.

Marrëveshja e grantit me komunën e Gostivarit i referohet mbindërtimit të objektit me një sipërfaqe prej 519 m2, me çka së bashku me ndërtesën ekzistuese të kopshtit do të fitohet një tërësi me sipërfaqe totale prej 1658 m2. Kapaciteti maksimal i këtij kopshti në objektin e sapoprojektuar është deri në 100 fëmijë.

Për këtë qëllim janë siguruar 30 milion denarë.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, dhe për këtë flet vet fakti që ky është kopshti i pestë që po ndërtohet për 3 vitet e fundit. Nëse më parë ka pasur 350 fëmijë në listën e pritjes për t’u pranuar në kopsht, tani sikur të mos ishte ishte pandemia dhe Protokolli, ai numër do’t ishte përmbushur plotësisht,” theksoi kryetari Taravari.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të kompetencave të diakstereve të tyre.