Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi midis Komunës së Gostivari dhe Organizatës Rinore Ekologjike – EYO

vull
Komuna e Gostivarit sot nënshkroi një Memorandum bashkëpunimi me Organizatën Rinore Ekologjike – EYO.
Qëllimi i këtij Memorandumi është të sigurohet një kornizë në të cilën do të prezantohen propozime dhe programe për bashkëpunim midis Komunës së Gostivarit dhe Organizatës Rinore Ekologjike – EYO, në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përfshirjes sociale të të rinjve, ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë përmes zbatimit të aktiviteteve dhe programeve bashkëpunuese në fushën e ekologjisë.
Bashkëpunimi i ndërsjellë do të realizohet në domenë të ndryshëm, kurse vëmendje e veçantë do t’u kushtohet ngritjes së vetëdijes tek të rinjtë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor përmes debateve, diskutimeve interaktive dhe ligjëratave nga ekspertë të fushës,
Po ashtu synohet interaksioni përmes takimeve dhe konferencave, pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike, mbjellja e pemëve, luleve, përmirësimi i sipërfaqeve të gjelbërta dhe aktivitete tjera në lëmin e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Next Post

Aleanca për Shqiptarët- Dega Tetovë: Cilën Parti Politike e përfaqëson Teuta Arifi BDI-së apo LSDM-së?!

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët- Dega Tetovë:  Teuta Arifi mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit Qyteti i Tetovës, vazhdon të luftojë për një pikë uji, me ditë të tëra nuk ka ujë. Banorët ankohen çdo ditë por si gjithmonë në vesh të shurdhët. Deri më tani Komuna vetëm ka premtuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: