Nga 1 prilli DAP-i shpërndan paraqitjet tatimore

vull

Nga muaji i ardhshëm, Drejtoria e të Ardhurave Publike qytetarëve do të fillojë t’u dorëzojë deklarata vjetore tatimore për të ardhurat e realizuara gjatë vitit të kaluar. Aplikacionet do të plotësohen, ndërsa qytetarët do t’i marrin në mënyrë elektronike, më së voni deri më 30 prill.

Ata do të duhet t’i konfirmojnë ose korrigjojnë deri më 31 maj të këtij viti. DAP ka përgatitur një broshurë e cila do të duhet t’i udhëzojë qytetarët se si të regjistrohen në sistemin e – Tatimi personal për shkak të konfirmimit ose korrigjimit të plotësimit të tatimit vjetor. Në sistemin elektronik të DAP-it të regjistruar janë rreth 700 mijë tatimpagues. Regjistrimi i pensionistëve në sistem që gjeneron të ardhura vetëm në bazë të pensionit, tani për tani është shtyrë.

Next Post

Sa herë i thurrin lavde LSDM, më kujtohen torturat çnjerzore që përjetova unë dhe

Shkruan Selver Jashari E them me bindje të plotë se kjo çka po ndodh me shqiptarët e Maqedonisë, as Marshalli nuk e kishte ëndërru dikur gjatë “bashkim-vëllazrimit” jugosllav… Nuk kam qëllim ta kritikoj askend, por sa herë që i ndëgjoj shqiptarët duke i thurrur lavdrata LSDM, mua po më kujtohen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: