Nga data 1 Tetor 2019, furnizimi i barnave me recetë në kuadër të Fondit do të realizohet vetëm me recetë dhe letër njoftimi/pasaportë

vull

Personat e siguruar, nga data 1 Tetor i vitit 2019 do të kenë mundësinë të furnizohen me barna me recetë vetëm me anë të recetës dhe dokumentit për identifikim (letrës së njoftimit ose pasaportës).

Deri në këtë datë ( 1 Tetor 2019) , gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore në kuadër të Fondit në fuqi do të jenë rregulloret me anë të së cilave, përshkrimi i barnave tek mjeku amë si dhe procedura gjatë dhënies së barit në barnatore realizohet me anë të librezës shëndetësore bashkë me dokumentin e identifikimit të personit të siguruar (letrës së njoftimit ose pasaportës).

Fondi për sigurim shëndetësor si blerës i shërbimeve shëndetësore është konstruktiv dhe i hapur për bashkëpunim me të gjitha palët që e përbëjnë sistemin shëndetësor dhe punon për implementimin e zgjidhjeve të shërbimeve elektronike të mundshme me anë të së cilave do të lehtësohet puna administrative e institucioneve shëndetësore gjatë përshkrimit dhe dhënies së barnave me recetë, në qëllim që shërbimi shëndetësor të jetë më efikas dhe më i arritshëm për personat e siguruar.

Next Post

Belegu, Haradinaj dhe Kosnett zbulojnë memorialin e viktimave të 11 Shtatorit

Sot, bashkë me Kryeministrin Haradinaj dhe ambasadorin amerikan Kosnett ishim prezent në zbulimin e memorialit në nderim të viktimave të 11 shtatorit, të sulmit të tmerrshëm terrorist ndaj SHBA-së në vitin 2001. Edhe njëherë, dëshmojmë qartë lidhjen tonë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Subscribe US Now

%d bloggers like this: