Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, sipas njoftimeve të HMS informon qytetarët se nën ndikimin e masës shumë të nxehtë të ajrit në ditët në vijim do të ketë një rritje të temperaturave. Do të jetë veçanërisht e ngrohtë nga e enjtja deri në mesin e javës tjetër, kur do të aktivizohet faza e verdh si dhe në disa rajone një fazë portokalli transmeton KohaNews.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, përveç rekomandimeve themelore për sjellje në kushte të tilla, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen dhe Shpëtimin, gjithashtu ndërmerr masa dhe aktivitete për veprime parandaluese për mbrojtje nga zjarret e mundshme të pyjeve dhe zjarre të tjera në natyrë./KohaNews