Nijazi Xhumkar: Merko, në fushatë zgjedhore dhe pa të drejtë ligjore, kryetari aktual i komunës po shtron rrugë e rrugica me asfalt, pa kriter, pa kurrfarë standardi

vull
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
Nijazi Xhumkar, bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë – Strugë
Të nderuar qytetarë,
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një euforie asfaltimesh nga ana e Komunës së Strugës dhe Ramiz Merkos. Edhe pse në fushatë zgjedhore dhe pa të drejtë ligjore, kryetari aktual i komunës po shtron rrugë e rrugica me asfalt, pa kriter, pa kurrfarë standardi, diku 2 e diku 4 centimetra trashësi, vetëm që t’i mashtrojë qytetarët në prag të zgjedhjeve e për një votë plus.
Por, kur qëllimet i ke të këqija, planet të dështojnë e natyra të turpëron. Shiu që filloi mbrëmë e që vazhdon gjatë ditës, nxorri në shesh krejt mashtrimet e Ramiz Merkos. Miliona denarë, qindra mija euro të qytetarëve të Strugës kanë shkuar kot sepse asfaltimet janë bërë “shkel e shko”. Me vetëm një xhiro nëpër rrugët e qytetit, do të vëreni se rrugët e reja të asfaltuara në fushatë zgjedhore janë mbushur me ujë e janë të pakalueshme nga qytetarët. Kjo shkakton kaos në komunikacion dhe pengesa të mëdha në lëvizjen e qytetarëve.
Prandaj, të nderuar, mos u mashtroni tani. Mos u besoni premtimeve të atyre që për 3 mandate janë bërë mjeshtër të mashtrimeve. Edhe pak ditë kanë ngelur dhe Struga do të marrë frymë lirshëm. Do të lirohet përfundimisht nga personat e papërgjegjshëm, të cilët vetëm janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe institucionet i trajtojnë si pronë personale të tyre. Asgjë më shumë.
Më 17 Tetor, pa shumë bujë, me buzë në gaz e me ballin lartë. Rrethoni numrin GJASHTË, votoni PASTËR e ta çlirojmë Strugën tonë të bukur!
Ju faleminderit!

Next Post

Zaevi: Prej 1 janarit rroga mesatare do të jetë 500, ndërsa minimalja 300 euro

Prej 1 janarit të vitit 2022, rroga mesatare do të jetë 500 euro, ndërsa minimalja 300 euro, paralajmëroi sot nga Sveti Nikole kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. “Bujqit janë të rëndësishëm për ne, i alokuam subvencionet dhe çdo herë kur nevojitet, intervenojmë plotësisht nga buxheti, punëtorët janë të rëndësishëm për […]

Subscribe US Now