Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Shkencave Teknike.
Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar.
Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!