Siç bënë të ditur në rrjetin social në facebook Ndërmarrja Publike Komunale e Tetovës, sot një pjesë e qytetit do të ngelet pa ujë për shkak të sanimit të një defekti.
Të nderuar,
Ju informojmë se sot (05.04.2021),për shkak të një defekti në rrjetitin ujësjellës në mes rrugëve J.Sandaski dhe Boris Kidric, do të ketë ndërprerje të ujit për pjesën qendrore të qytetit prej orës 08:30 deri në përfundim të defektit.
Punëtorë të ndërmarjes nga NJ.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ do të jenë te angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejt dhe më efikas të defektit.
Ju falemnderojmë për mirëkuptimin!
Numër kontakti: 044 331 167