Në bazë të paralajmërimeve për valën e të nxehtit nga ana e Entit hidrometeorologjik në ditët e ardhshme, NP Ujësjellësi apelon deri tek qytetarët që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale dhe të shmangin përdorimin e panevojshëm si dhe ujitjen e sipërfaqeve të gjelbra.
“Lusim të gjithë qytetarët që deri në paraqitjen e radhës t’i respektojnë të gjitha rekomandimet nga autoritetet kompetente për mbrojtje nga temperaturat e larta”, thuhet në njoftimin e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi.