Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu realizoi takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati ku gjatë takimit të dyja palët kanë vlerësuar se roli i Gjykatës Kushtetuese është edhe kontrolli kushtetues për të siguruar kushtetutshmërinë funksionale të organeve dhe institucioneve shtetërore me qëllim për të flakur arbitraritetin dhe anarkinë në vend dhe për t’i mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve.
Nuhiu bëri të ditur se atributet e një shteti të së drejtës para se gjithash varen nga kultura politike, edukata juridike, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror brenda atij shteti.
“Për një shtet siç është shteti ynë me një demokraci në zhvillim, forcimi i kapaciteteve strukturore institucionale për mbrojtjen gjyqësore të barazisë dhe mosdiskriminimit edhe mbi baza etnike mbetet i nevojshëm,” u shpreh Nuhiu.