Nuhiu: Vettingu është i nevojshëm

vull

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka realizuar takim në Gjykatën Administrative në Shkup me çka është mirëpritur nga kryetari i kësaj gjykate z. Burim Sejdini ku është konstatuar  bashkërisht se Gjykata Administrative ka shënuar  përparim në profesionalizëm dhe qasje në drejtësi.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Nuhiu u shprehë se me ndryshimet e fundit ligjore Gjykata Administrative ka fituar kompetenca të plota për të vendosur në mënyrë meritore për çështjet administrative duke shkurtuar njëkohësisht afatet për vendimmarrje dhe duke rritur qasjen në drejtësi.

“Fakti i ballafaqimit të gjyqtarëve me përgjegjësinë institucionale është fillimi i mbarë për pastrimin e gjyqësorit. Në periudhën e fundit janë suspenduar nga detyra 11 gjyqtarë dhe për rreth  20 të tjerë  zhvillohet procedurë  përgjegjësie, andaj për në fund mund të them se  Vettingu është i nevojshëm,” ka shkruar zëvendësministri  Nuhiu 

Next Post

Ndërroi jetë themeluesi i Radio Vatit

Sot në orët e mëngjesit ka ndrruar jetë themeluesi i Radio Vatit, Rahim Kadriu. Ai pas vetes la radion më të dëgjuar shqiptare në Maqedoni, Radio Vatin të cilën e themeloi në vitet e para të demokracisë në Maqedoni. Zoti e shpërbleftë me Xhenet, ndërsa familjes ia shtoftë durimin.  

Subscribe US Now

%d bloggers like this: