Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Numri i të infektuarve rishtazi me Covid-19 po bie

1 min read

Javën e kaluar janë regjistruar 3477 raste të reja pozitive me Covid-19, që paraqet një rënie prej 8,7 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë kryer 7682 teste dhe përqindja e pozitivitetit varion nga 33.4 në 49.4, mesatarisht 43.6 për qind.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën prej 8 deri më 14 gusht, shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar, Negotinë dhe Ohër.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e përfaqësuar është mbi 60 vjeç, ndërsa numri më i vogël është tek popullsia nga 10 deri në 19 vjeç.