NUREDINI: Liqeni i Ohrit ruan statusin e tij të UNESCO-s, është koha që të gjithë ne të kryejmë detyrimin tonë dhe të zbatojmë rekomandimet

vull

Në fjalimin e tij në sesionin e sotëm drejtuar Komitetit të UNESCO-s, Ministri Nuredini duke falënderuar për mbështetjen deklaroi:“Falenderoj Komitetin e UNESCO-s i cili njohu përpjekjet tona dhe miratoi amendamentin e propozuar i cili miraton një periudhë shtesë për përfundimin e punës së filluar dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të marra. Veçanërisht falënderoj Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Federatën Ruse për mbështetjen e tyre në këto përpjekje, si dhe delegacionet e Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës. Gjithashtu, shpreh falenderim për kolegët e mi australianë dhe norvegjezë për këshillat dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme miqësore.Jemi të kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe në afatin e dhënë shtesë do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të mahnitshme natyrore dhe kulturore botërore.Megjithatë, kjo nënkupton përgjegjësi shtesë, andaj tani është koha që me të vërtetë të punojmë të gjithë së bashku dhe të sigurohemi se nuk do të gjendemi në një situatë si kjo në të ardhmen. Prandaj, i ftoj të gjithë palët, sektorin privat, vetëqeverisjen lokale, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit.”

Next Post

Shkupi shënon 58 vjetorin e tërmetit katastrofik

Shkupi sot do të shënojë 58 vjetorin e tërmetit katastrofik në vitin 1963, kur u zgjua në gërmadha nën të cilat 1.070 njerëz humbën jetën dhe 3.000 u plagosën. Edhe këtë vit, për shkak të pandemisë së kurorës, shënimi do të bëhet sipas masave të rrepta të protokollit. Tradicionalisht, në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: