Nuredini: Të mbijetuarit nga zjarri janë kontrolluar edhe nga një psikiatër

vull

Koordinatori i Qendrës Kovid, Gëzim Nuredini sot para mediave tha se informoi se 12 pacientë që i mbijetuan zjarrit në spitalin modular janë kontrolluar gjithashtu nga një psikiatër.

“Personat janë vërtet të traumatizuar nga natyra dhe ata morën ndihmë nga një psikiatër. Ata arritën në përfundimin se ishte një stres normal. Të gjithë janë në gjendje relativisht të mirë dhe janë në mbështetje të oksigjenit. Ne presim që ata të lirohen për trajtim në shtëpi në ditët në vijim”, thotë Nuredini.

I pyetur se nëse ka mungesë të kapacitetit, pasi pacientët e lënduar nga zjarri në Qendrën Kovid tashmë qëndrojnë në Spitalin Klinik të Tetovës, ai siguroi se ka shtretër të lirë edhe për 40 pacientë.

Në gatishmëri qëndron edhe një kat i spitalit.

“Tani kemi 50 pacientë, kemi kapacitet të pranojmë edhe 40 pacientë. Duhet të shikojmë se çfarë do të ndodh edhe me katin tjetër, që nëse paraqitet nevoja dhe kemi rritje të numrit të pacientëve nëpër ambulancat Kovid, me siguri se duhet të kemi kujdes sepse mund të kemi rritje të numrit të pacientëve që do të kenë nevojë”, tha Nuredini

Next Post

Humbja e parë për skuadrën shqiptare në Mal të Zi

Pas tri fitoreve e tri barazimeve, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, njoftohet me humbjen e parë në elitën e futbollit malazez. Ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadra tuzjane nuk ia doli të paktën të kthehet me një pikë. Petrovac shënoi fitore me rezultat minimal 3.2 ndaj Deçiqit, në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: