OEMVP:Takim me Kryetarin e Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski

vull

Sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mirëprit në takim pune Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Stevo Pendarovski. Qëllimi i takimit të sotëm ishte që të bisedohet për ndodhitë dhe politikat ekonomike në vend. Kryetari i OEMVP, z. Nebi Hoxha e prezantoi odën dhe kërkesat e saj. Të pranishëm në këtë takim ishin kompani anëtare të odës. OEMVP si odë është gjithmonë e përkushtuar në ndërtimin e partneritetit dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore, me qëllim që të kalohen sëbashku barierat me të cilat hasemi gjatë rrugëtimit kah zhvillimi i shtetit tonë. Proceset e reformave dhe rruga euroatlantike kanë qenë dhe gjithmonë do të jenë të përkrahura nga ana e OEMVP.

Ne si OEMVP kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi një odë transparente për komunitetin e biznesit në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit, si dhe duke ofruar zgjidhje për të njëjtat probleme. OEMVP vepron në përputhje me parimet e saja të funksionimit, të cilat janë:

  • Transparenca dhe llogaridhënia;
  • Zhvillimi i barabartë rajonal;
  • Braktisja e mitit të fuqisë punëtore të lirë;
  • Zvogëlimi i papunësisë dhe krijimi i një strategjie afatmesme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik; dhe
  • Rritja e PBB prej mbi 4%, për të arritur jo vetëm rritje ekonomike, por edhe zhvillim ekonomik.

Parimet e mësipërme formojnë bazën për arritjen e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, si dhe arritja e këtyre dhe masave të tjera të propozuara në mënyrë efikase dhe efektive është e mundur nëpërmjet përfshirjes së komunitetit të biznesit në procesin e vendimmarrjes. Ky prezentim i OEMVP nga ana e Kryetarit të shtetit z. Pendarovski, u mirëprit në mënyrë pozitive dhe ky takim pune është një hap drejtë fillimit të bashkëpunimit mes odës dhe Kryetarit të shtetit.

Next Post

OVL-UÇL në Dukagjin reagon për arrestimin e Tomor Morinës me urdhërarrest të Serbisë

Reagim OVL-UÇK, dega në Dukagjin, ka reaguar për arrestimin e Tomor Morinës duke u bazuar në urdhërarrest të Serbisë. “Ndalimi i luftëtarit të lirisë Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm. Ky precedan i krijuar edhe më herët në shtetet tjera, më […]

Subscribe US Now