Omer Xhemaili me mesazh për vaksinim te shqiptarët

vull

Omer Xhemaili, drejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin e Cyrihut në Zvicër me një deklaratë për albinfo.ch i u është drejtuar shqiptarëve me një apel urgjent për vaksinim kundër COVID-19.

Ai ka thënë se vaksinimi shpëton jetë nga vdekja.

“Po ju drejtohem me lutje të drejtpërdrejtë dhe urgjente. Vaksinohuni menjëherë e pa ngurrim. Vaksinat që jepen në Zvicër janë të sigurta. Vaksinimi është rruga e vetme për t’u përballur me pandeminë. Mos i besoni asnjë lajmi të rrejshëm e as një teorie të komplotit që sidomos në rrjete sociale përhapen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Vaksinat janë zbuluar nga shkencëtarët më të shkathët. Vaksinat ju shpëtojnë nga vdekja“, thotë ai.

Next Post

Fundjava në plazh? Si do të jetë moti dy ditët në vijim

Dita e sotme do të sjelli kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa shi i izoluar ka qenë prezent vetëm gjatë orëve të para të ditës. Meteorlogia Adiola Bani, raporton se duke filluar nga pasditja e sotme edhe dita e shtunë do të jetë me kthjellime që herë pas here do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: