OPOZITA SHQIPTARE: HAJNIA DHE KORRUPSIONI I FUNKSIONARËVE TË BDI-SË I NJOHUR EDHE NË BASHKIMIN EVROPIAN

vull

Hajnia dhe korrupsioni i funksionarëve të BDI-së tashmë është i njohur edhe në Bashkimin Evropian. Rasti ,,Jahi Jahiu”, ish Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe funksionar i BDI-së, para dy viteve u arrestua për mitmarrje prej 38 mijë euro dhe më pas u la i lirë në rrethana të dyshimta.

Arrestimi kishte të bëjë me kurdisje të tenderit për projekt të financuar me taksat e qytetarëve nga vendet e Bashkimit Evropian, që njihen si IPA FONDE. Përveç që përbën skandal, pas hetimeve të përfunduara, sipas ligjeve të BE-së, shteti ynë do të duhet t’i kthejë të gjitha paratë aq sa ishte edhe granti i ndarë në vlerë prej 1.2 milon euro. Granti për tenderin në fjalë duhet kthyer dhe pasojat për këtë do t’i paguajnë qytetarët. Kjo i bie që për një hajn të BDI-së, i quajtur Jahi Jahia, i cili ka marrë 38.000 euro ryshfet në një tender evropian, qytetarët tani duhet t’ia kthejnë BE-së 1.2 milion eurot e kontratës korruptive.

Ne, si Aleancë për Shqiptarët dhe Alternativa, apelojmë deri te organet e drejtësisë që të gjykohet rasti dhe të dënohet personi në fjalë, kurse fatura duhet t’i shkojë hajnit dhe partisë së tij, e jo të dënohen qytetarët më të varfër të Evropës. Mjaft jemi vjedhur e dënuar nga BDI për 20 vjet! Ndëshkim dhe jo falje, drejtësi dhe jo korrupsion. Është koha e fundit që të fillojë të funksionojë ligji dhe shteti i së drejtës.

Next Post

Unë mund t'ju tregoj për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor

Pas Ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Haiko Massa, zëdhënësi i Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Stefan Seibert, gjithashtu foli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Seibert foli sot në një konferencë të rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor. I pyetur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: