Organizata Shqiptarët e Bashkuar: Vjosa Osmani nuk është figurë përçarëse, por unifikuese e popullit të Kosovës

Blerand Rexhepi

Vota është akt i vullnetit të lirë demokratik dhe të ligjshëm, që askush nuk ka të drejtë ligjore ta detyrojë dikë që të votojë sipas diktatit ose kërcënimit për interesa të ndryshme politike.
Prandaj, askush nuk ka të drejtë, që të ushtrojë trysni dhe diktat ndaj kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, që ky dhe deputët e tjerë të kësaj partie t’ia hedhin votën e tyre Vjosa Osmanit, që të zgjedhet president e Kosovës.

Gjithashtu, as Enver Hoxhaj nuk ka kurrfarë të drejte morale e as ligjore, që Vjosa Osmanin ta quajë “përçarëse” dhe Albin Kurtin “autokrat”, sepse mungojnë argumentet, ngaqë as Vjosa e as Kurti nuk e kanë drejtuar shtetin e Kosovës as në rolin e kryeministrit e as të presidentit sikurse Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe ministri i tyre Enver Hoxhaj (2008-2021), të cilët me gabimet e tyre politike u dëshmuan vërtet si autokratë, sektaristë dhe monarkë absolutë, ngase përçan popullin në dy shtresa: 1) Arsitokratë dhe 2) Vrafnjakë. Të gjithë kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës(2015); kanë abuzuar funksionet e tyre në pushtet vetëm për t’u pasuruar, dhe vetëm për të sunduar “përjetësisht”, duke e shfrytëzuar, duke e varfëruar dhe duke e shtypur popullin materialisht, ekonomikisht dhe shpirtërisht …etj.

Vjosa nuk është përçarëse !

Këtë të vërtetë e dëshmuan edhe “300.000 mijë votat” (shih në: https://www.albinfo.ch/publikohet-lista-e-vetevendosjes-vjosa-osmani-mbi-300-mije-vota/) e votuesve të saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj ka fituar vetëm “100.518 vota” (https://ekonomiaonline.com/uncategorized/kaq-vota-mori-enver-hoxhaj/0).

Prandaj, për këtë humbje, Enver Hoxhaj nuk ka asnjë arsye, pse ta shpifë Vjosa Osmanin se, kinse kjo na “qenka përçarëse”! Kjo gënjeshtër nuk është e vërtetë, sepse ajo deri më sot nuk e ka tradhtuar, nuk e ka vjedhur, nuk e ka plaçkitur, nuk e ka mashtruar, nuk e ka gënjyer asnjëherë popullin, se gjoja “Serbia me dialogun e Bruskelit, tanimë de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”, siç ka dezinformuar disa herë opinion publik Enver Hoxhaj dhe “bosi” i tij, Hashim Thaçi (ish-kryeministër dhe ish-president i Kosovës). Vjosa Osmani, nuk e ka përçarë, nuk e ka vrarë, nuk e ka plaçkitur dhe nuk e ka varfëruar popullin e saj. Për më tepër, Vjosa Osmani nuk e pati bërë president Behgjet Pacollin, por Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi (“bosi” i E.Hoxhajt) për hir të kombinatorikës së interesave të tyre pushtetore autoritare dhe absolute. Gjithashtu, Vjosa Osmani nuk e pati bërë presidente Atifete Jahjagën, por Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli.

Përkundrazi përçarës, tradhtarë e sabotues të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës ishin ata, që formonin qeveri dhe parlamente koalicioni me votat e “Srpska lista” vetëm për të ruajtur absolutizmin e pakufizuar në kolltukët e tyre sundues, të cilët e pëçanë popullin në milionerë dhe në skamnorë, vetëm për t’u pasuruar vetë familjet, mahallat, miqtët, klanet dhe partitë e tyre (2008-2020).

Enver Hoxhaj nuk ka asnjë argument që Albin Kurtin e quan si “autokrat”, gjoja pse ai “kërkon që Vjosa Osmani të bëhet president”!?

Kjo kërkesë e Kurtit nuk ka asnjë gjasim me përmbajtjen e autokracisë, që do të thotë përqëndrimin dhe kontrollin e tërë pushtetit në duart e një individi apo të një grupi të caktuar. Me një fjalë, autokrati nuk pjerdh as për zbatimin e ligjeve, as të Kushtetutës, as për normat e parimet demokratike e as për interest e të tjerëve. Kështu kanë vepruar Hashimi dhe Isa më se 12 vjet (2008-2020), të cilët kanë qenë autokratë të vërtetë të tipit të monarkive absolute, karakteristike në shekujt XVII – XX në Rusinë cariste, mbase sundimi i tyre absolut nuk ka lejuar që të vinte në shprehje parlamentarizmi demokratik i shumicës dërrmuese të popullit në Kosovë, duke qenë se tërë leva e sistemit të pushtetit shtetëror ka qenë e përqëndruar dhe e kontrolluar nga Hashim Thaçi dhe nga Isa Mustafa me marionetat e tyre mëhallore dhe provincialiste. Këta ishin autokratë të vërtetë, që për 12 vjet, në format më të ndryshme manipuluese antidemokratike dhe antikombëtare, e detyronin dhe e kushtëzonin popullin që vetëm këtyre t’ua hedhnin votën për mandatin më se 12-vjeçar (2008-2020). Këta autokratë de fakto dhe de jure ishin të “pazëvendësueshëm” dhe të paprekshëm në sundimin e tyre të egër më se një dekadë (2008-2020).

Pra, pikërisht ai Enver Hoxhaj ( dhjetra herë i emëruar ministër i “pazëvendësueshëm” në qeveritë e koalicionit Thaçi-Isa-Srpska lista) ishte autokrat sui generis, jo Albin Kurti, i cili, së pari, do të duhej t’i kalonte nja dy-tri mandate si kryeministër ose president, e pastaj, Enver Hoxhaj, t’ia jepte “notën politike” sipas veprës së tij dëshmuese “autokrat” apo “demokrat”. –Jo, tash, pa ia filluar mandatit të parë, të quhet hiq më pak se “autokrat” nga autokrati Enver Hoxhaj i monarkut absolute Hashim Thaçi, vetëm pse populli ia dha grushtin e disfatës –humbi keq në zgjedhjet e parakoshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Ne e kemi votuar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, ashtu sikurse shumica dërrmuese e zgjedhësve të Kosovës , sepse duam ndryshime të sundimit të ligjit, të demokracisë, të zhvillimit dhe të përparimit të gjithanshëm të Republikës së Kosovës. Këtë mund ta bëjnë vetëm TRESHJA HISTORIKE KOMBËTARE DHE ATDHTETARE E KOSOVËS: VJOSA OSMANI, ALBIN KURTI, JO kriminelët, korrupsionistët, hajnat, plaçkitësit, shfrytëzuesit, mashtruesit dhe shtypësitë e popullit të Kosovës, Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj dhe Isa Mustafa me marionetat e tyre feudale autokratike dhe absolutist (2008-2020).

Ne duam që Vjosa, Alini dhe Glauku ta drejtojnë Kosovën (sepse janë të pastër si kristali, të pakorruptuar dhe pa asnjë hipotekë hajnie, mashtrimi, manipulimi dhe shfrytëzimi të popullit), sepse në bazë të referendumit ,më 14 shkurt 2021, fituan më së 50% të votive nga zgjedhësit e tyre.

Urime Vjosa, urime Albin, Urime Glauk fitorja!

Ju jeni shpresa e vetme e Kosovës, që do ta çoni drejt zhvillimit, përparimit dhe lulëzimit të vërtetë ekonomik, shoqëror, demokratik dhe paqësor,duke krijuar një shtet të sigurt ligjor dhe paqësor, ku çdo qytetar do të ndihet i lirë, i sigurt, i barabartë dhe i lumtur e në mirëqenie të plotë.

Urime Znj.Vjosa Osmani detyrën e re Presidente e Kosovës.

PËR ORGANIZATËN SHQIPTARËT E BASHKUAR,
KRYETARI,
RROK DEDVUKAJ, d.v.

Next Post

Një tetovare u arrestua për sulm ndaj një police në aeroportin e Shkupit

Në mbrëmjen e 3 Prillit, në aeroportin e Shkupit, u arrestua 42-vjeçarja H.B. nga fshati Sellcë i Tetovës për sulm fizik të ndaj një police. Pas pastrimit dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të ngritet kallzim ndaj tetovares.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: