Osmani: Lufta joselektive kundër korrupsionit është kusht pa të cilin nuk ka përparim drejt BE-së

vull

Sundimi i së drejtës dhe lufta joselektive kundër korrupsionit është kusht pa të cilin nuk ka përparim në rrugën evropiane. Rasti “Reket” është test për institucionet pikërisht në prag të vendimit të madh për atë nëse reformat që i zbatuam në këtë periudhë dhe me Planin 369 dhe me Planin 18 krijuan institucione me kapacitet të mjaftueshëm që të ballafaqohen me sfidat e tilla, test i cili duhet të kalohet me sukses nga ana e institucioneve shtetërore dhe i cili do të jetë pikë kthyese për vendimin final të anëtarëve të BE-së, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

“Çdo krizë paraqet edhe mundësi nëse në mënyrë të drejtë shfrytëzohet dhe nëse këtij rasti i qasemi në mënyrë joselektive, transparente, efikase, vlerësoj se këtë krizë të institucioneve mund ta shndërrojmë në mundësi që të tregojmë para vendeve anëtare se në mënyrë joselektive do të ballafaqohemi me cilëndo sfidë dhe se kemi edhe ne shkallë të ulët të tolerancës lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, se mund të kemi përfitim shtesë në vendimin e vendeve anëtare për fillimin e negociatave, shtoi Osmani në pyetjen e gazetarëve nëse rasti “Reket” është kusht për fillimin e negociatave me BE-në.

Ai përsëriti se do të jetë shumë me rëndësi nëse në periudhën e ardhshme gjendet kompromis me opozitën që të miratohet ligji për PP dhe në këtë mënyrë, thotë, të krijojmë institucion i cili jo vetëm se do t’i zbardh tërësisht dilemat të cilat kanë dalë nga bisedat e përgjuara, por në vazhdimësi do të vazhdojë të luftojë me korrupsionin në nivel të lartë.

Osmani tha se kanë kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare, dhe se është normale që ka dëshpërim nga ngjarjet e fundit, por të gjithë së bashku kanë konstatuar se tani reagimi i institucioneve është shumë më i rëndësishëm se gjendja aktuale dhe faktike, me të cilën ballafaqohemi.

“Pikërisht reagimi i institucioneve do ta konfirmojë vijimin e mëtutjeshëm të proceseve politike dhe procedurave tjera juridike. Porositë e të gjithëve me të cilët u takuam gjatë ditëve të kaluara në Kopenhagë dhe Helsinki është se testi duhet të kalojë me sukses nga ana e institucioneve shtetërore dhe besoj se ky do të jetë momenti i cili do të jetë pikë kthyese për vendimin e tyre final lidhur me dëshpërimin nga sjellja e individëve të caktuar”, tha Osmani.

Lidhur me zbrazëtirën juridike rreth emërimit të pasardhësit të Katica Janevës, dhe nëse kjo do të ishte temë e bisedës në BDI dhe në raportet me partnerin e koalicionit LSDM, Osmani tha se nuk do të bëjë interpretim juridik të dispozitave të ligjit, por se përgjigje më e mirë është kompromisi mes faktorëve politikë për zgjidhjen të përhershme për PSP përmes ligjit të ri për PP.

“Vlerësoj se në kushte të situatës së tillë sensitive, të krizës dhe nivelin e shprehur të mosbesimit në institucionet, ilaçi më i mirë dhe më i qëndrueshëm është kompromisi dhe konsensusi mes faktorëve në shoqëri. Zgjidhjet unilaterale mund të jenë hyrje edhe në përkeqësime shtesë të situatës. Zbrazëtira lidhur me vazhdimin e funksionimit të institucionit mund të ketë edhe pasoja më të mëdha lidhur me unilateralitetin. Në këtë moment është zgjidhje më e mirë nëse Këshilli i prokurorëve publikë me Kuvendin mbledhin forca që përkohësisht ta mbulojnë zbrazëtirën në pajtim me dispozitat ligjore, por edhe më me rëndësi është të gjejmë zgjidhje të përhershme për PSP-në përmes ligjit të ri për PP”, tha Osmani, i cili përsëriti se kjo është e mundur pasi dallimet nuk janë të patejkalueshme dhe me pak ngritje mbi interesat partiake, duke e marrë parasysh pritjen e vendimit për datë në tetor.

Next Post

A di të flet “Албански” Fatime Fetai?!

Prokurorja Fatime Fetai padyshim se çdo shqiptarë e bëri krenarë në fillimet e saj tek Prokuroria Speciale Publike, me paraqitjet dinjitoze publike dhe përgatitjen profesionale që bartte me vete. “Kësi kuadrosh na kanë munguar shumë”, – thoshin me vete shqiptarët e qytetarët e këtij shteti buzë greminës. Por, me kalimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: