Osmani: Mirëpres vendimin e Bajdenit

vull

I pari i Diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani përmes tuiterit ka përkrahur vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden, i cili nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin zgjerohet gama e masave të jashtëzakonshme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin edhe ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të tyre dhe e minojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal.

“Mirëpres fuqishëm urdhrin ekzekutiv të Biden-it në sanksionet shtesë për individë që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe ata të cilët bëjnë obstruksione ose kërcënojnë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit”, ka shkruar në tuiter, kryediplomati i RMV-së, Bujar Osmani.

 

Next Post

Qeveria gjermane dhuron donacionin e radhës për FSK-në

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajte ceremonia e prezantimit të donacionit të qeverisë gjermane dhuruar për FSK-në. Në ceremoninë përkatëse, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ku u pritën nga komandantja e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: