Osmani në Riga në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s

vull

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot dhe nesër në Riga, Letoni do të marrë pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Euroatlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.

Gjatë sesioneve punuese dyditore do të shqyrtohen çështje të rëndësisë strategjike të Aleancës, si situata në Afganistan, ballafaqimi me sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me partnerët. Ministrat do të diskutojnë edhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, si dokument i rëndësishëm sa i përket rolit të ardhshëm gjeostrategjik të Aleancës.

Me rëndësi të veçantë do të jetë diskutimi për stabilitetin dhe prosperitetin Ballkanit Perëndimor, ku pritet të theksohet nevoja për qasje dhe veprim të përbashkët strategjik të NATOS-s dhe BE-së, drejt Ballkanit Perëndimor si parakusht themelor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në margjinat e takimeve në Riga, në agjendën e Osmanit janë të paraparë edhe një sër takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Next Post

Mateus: Nuk e kuptoj pse Lewandowski nuk e mori Topin e Artë

Ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 1990, Lothar Mateus, ka kritikuar dhënien e këtij viti të çmimit prestigjioz sportiv. Mateus beson se Robert Lewandowski duhet ta kishte fituar Topin e Artë. Messi mori çmimin më të madh individual të futbollit për herë të shtatë në […]

Subscribe US Now