Osmani: Nuk do ta refuzojmë asnjë refugjatë ukrainas

vull

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do t’i prezantojë Qeverisë të dhënat e marra nga institucionet shtetërore për kapacitetet për akomodimin e refugjatëve eventual që do të vinin nga Ukraina, por edhe planet dhe përgjegjësitë për të gjitha institucionet që do të përfshiheshin në këtë proces.

Osmani nuk pret një fluks të madh refugjatësh ukrainas në vend, por, siç theksoi, nëse kjo ndodh, nuk përjashtohet mundësia e krijimit të objekteve të improvizuara.

“Sot do të kemi informacion të saktë nga Ministria e Jashtme, pasi t’i marrim të dhënat nga çdo institucion shtetëror për kapacitetet që disponojnë. Ne nuk do të refuzojmë asnjë refugjat ukrainas që do të arrijë në kufi, përkundrazi, do të pranohen me të gjitha kushtet. Kapacitetet e përcaktuara nga institucionet i kam vendosur në një tabelë dhe sot do t’i prezantoj në një seancë të Qeverisë. Bëhet fjalë për numrin e kapaciteteve që kemi tani në institucionet shtetërore, që nuk do të thotë se nëse hipotetikisht do të kishte më shumë refugjatë nuk do të krijonim kapacitete të improvizuara dhe nuk do t’i akomodonim ata”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

Next Post

Kompania “Funerali Elezi”, bën shërbime funerali me shpejtësi dhe korrektësi të jashtëzakonshme

Kompania për shërbime Funerali me një përvojë shumë vjeçare bën bartjen/transportin e kufomave për në atdhe. Me një Staf profesional në krye me z. Elezi, ‘Funerali Elezi’ është nje kompani e cila e kryen shërbimin me shpejtësi dhe korrektësi të jashtëzakonshme. Funerali Elezi me seli në Düsseldorf, ju ofron shërbime […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: