Osmani për vizitë pune në Gjermani në takim me Kryetaren e re të CDU, Anagret Karenbauer

vull

Nesër, (e mërkurë 10 prill), Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën Federale të Gjermanisë ku së bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të mbajnë brifing para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane, në kuadër të Bundestagut.

Në kuadër të vizitës Osmani dhe Dimitrov do të mbajnë takime edhe me Ministrin Shtetëror për Evropë, Mihael Roth, me Kryetaren e  CDU të Gjermanisë, Anagret Karenbauer, si dhe me deputetin në Bundestagun Gjerman, Johan Vadepul.

Në takime priten të hapen temat për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet euro- atlantike, mbështetja në këtë drejtim nga ana e RF të Gjermanisë, në prag të Raportit të Komisionit Evropian, si dhe samitet e qershorit të Bashkimit Evropian.

Next Post

Ylli Rakipi padit Edi Ramën: Kryeministër gojështhurur

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” Ylli Rakipi ka bërë një kundërpadi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për fyerje të vazhdueshme ndaj gazetarëve. Duke dalë nga gjykata ku depozitoi padinë, Rakipi tha se kryeministri Edi Rama bën përpjekje që të mbyllet emisioni i tij, ndërsa shtoi se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: