Osmani: Pranë komisionit zgjedhorë brendapartiak dorëzova kandidaturën time për Anëtarë të Degës së BDI-së, Tetovë

vull

Bartësi i listës së këshilltarëve për Komunën e Tetovës. Blerim Osmani, ka bërë të ditur në rrjetin social për kandidaturën e tij të ardhshme njëherit edhe për sfidën e tij për më shumë e botojmë në mënyrë integrale shkrimin e tij në rrjetin social facebook:

Të dashur shokë, miq dhe anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim,
Pranë komisionit zgjedhorë brendapartiak dorëzova kandidaturën time për Anëtarë të Degës më të madhe në vend. Kjo iniciativë buron nga imperativi dhe domosdoshmëria e kohës që BDI ka ndërmarë për të krijuar formacionin e 20 viteve të ardhshme, të fokusuar mbi forcën dhe kapacitetet e rinisë.
Jam i sigurt që me punë, përkushtim dhe me mbështetjen tuaj në këtë garë të dalim faqebardhë, me synim për të krijuar një hallkë të fuqishme bashkëpunimi në të gjitha nivelet partiake.
Këtë obligim dhe detyrë e shoh me përgjegjësinë më të lartë, dhe si të tillë do ta trajtoj deri në fund, me të vetmin qëllim rritjen e profesionalizmit, cilësisë dhe frymës së shëndoshë rinore brenda strukturës tonë.
Njëkohësisht, uroj të gjithë kandidatët për garë të dinjitetshme dhe përshëndes punën e organeve brendapartiake për risitë në modelin zgjedhor, që dëshmon se Lideri ynë z. Ali Ahmeti dhe familja e madhe e BDI-së janë ruajtës dhe kultivues të denjë të demokracisë në vend.
Me respekt,
Blerim Osmani

Next Post

Kryetari aktual i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri kandidon për kryetar dege të BDI-së në Komunën e Tearcës

Kryetar aktual i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri ka shpallur kandidaturën e tij që të udhëheq edhe me postin e kryetarit të Degës së BDI-së në Komunën e  Tearcës, ju përcjellim në mënyrë integrale shkrimin e Nezirit në rrjetin social facebook: Të dashur vëllezër e motra! Të nderuar bashkëmendimtar të […]

Subscribe US Now