Osmani sot do të jetë nikoqir i ministres Gërvalla

vull
0 0
Read Time:37 Second

Sot ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i Zëvendëskryeministres dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Shvarc.

Në fokus të bisedimeve ndërmjet dy ministrave pritet të jenë çështjet me rëndësi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si përgatitjet e seancës së përbashkët qeveritare të planifikuar, pasurimi i kornizës juridike, perspektivat e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Gjendja aktuale në rajon, bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe euro-atlantik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, koordinimi në luftën kundër virusit Korona dhe tema të tjera aktuale ndërkombëtare, gjithashtu pritet të jenë temë e bisedimeve.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Kuvendi do të mbajë seancë për pyetje deputetësh

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 48-të ku do të parashtrohen pyetje deputetësh. Seancat ku deputetët kanë mundësi t’u parashtrojnë pyetje ministrave në Qeveri mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: