Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit mars 2021 krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2020, është 106.7.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (18.3%), Informimi dhe komunikimi (12.2%) dhe Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12.0%).
Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) (15.5%), Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (5.2%) dhe Ndërtimtaria (3.7%).
Paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit mars 2021, është 42 097 denarë.
You must be logged in to post a comment.