Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, indeksi i pagës mesatare mujore neto për të punësuarit, gjatë muajit nëntor 2021
krahasuar me muajin e njejtë të vitit 2020, është 105.6.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë
profesionale, shkencore dhe teknike (14.4%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (11.5%) dhe Informimi dhe komunikimi (11.3%).
Ulje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët:
Veprimtaritë e patundshmërisë (3.9%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (3.5%) dhe Tregtia me shumicë dhe me
pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (2.9%).
Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor 2021, është 29 130 denarë.