Panovski: Nevojitet mësim online për nxënësit për të paranadluar përhapjen e coronavirusit

vull

Mikrobiologu Nikolla Panovski propozon që para Vitit të Ri të ketë dy javë pushim të detyruar, përkatësisht dy javë mësim online për nxënësit.

Ai për “Alfa” tha se nxënësit duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar një përkeqësim të mundshëm të situatës epidemiologjike dhe përhapjen e mutacionit të ri omikron.

“Do të merrja masa dhe tani, dy javë pas Krishtlindjeve Katolike, mendoj se është e nevojshme që fëmijët të shkojnë në mësim online dhe në këtë mënyrë të reduktohet transporti publik. Atëherë ne nuk do të mendojmë nëse fëmijët duhet të mbajnë apo jo maska”, tha ai.

Lloji Omicron është tashmë i pranishëm në rajon. Së fundmi është konfirmuar edhe në Slloveni.

Next Post

Pendarovski: E pranoj qasjen e kryeministrit të ri bullgar se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot gjendet për vizitë në Prishtinë, në lidhje me çështjen ndërmjet Shkupit dhe Sofjes, deklaroi se e pranon qasjen e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov, i cili thotë se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit ndërmjet dy shteteve. “Për mua […]

Subscribe US Now