Parlamenti miratoi një deklaratë që dënon pushtimin e Ukrainës

vull

Me 100 vota pro, tre kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Deklaratën që dënon sulmet ushtarake që kërcënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Deklarata është dorëzuar nga deputetet Monika Zajkova nga PLD dhe Maja Moraçanin nga DOM, me procedurë të shkurtuar.

“Ne konsiderojmë se agresioni i paprovokuar rus kundër Ukrainës është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë rrezikon arkitekturën evropiane të sigurisë dhe paqen e kontinentit. Ne respektojmë të drejtën e Ukrainës, si çdo shtet sovran, për të vendosur në mënyrë të pavarur për rendin e saj të brendshëm dhe për prioritetet e veta ndërkombëtare. “I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të jenë në koordinim të ngushtë me anëtarët e NATO-s dhe BE-së dhe të mbështesin përpjekjet diplomatike për një ndërprerje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar të armiqësive në Ukrainë”, tha Moracanin.

Next Post

Grubi në Opinion: Po subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike, që mos ketë ndikim në xhepin e qytetarit

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka folur në emisionin “Opinion” për luftën Rusi-Ukrainë. Grubi tha se lufta do të ndikojë indirekt në rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve, por theksoi se nuk ka vend për panik. Grubi tha se qytetarët po suvecionohen për çmimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: