Partnerët e koalicionit duan që Zaev të thotë se kush do të jetë i mandatuari për kryeministër dhe çfarë po diskutohet me Gashin

vull

Partitë e vogla që janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja kërkojnë nga lideri i partisë Zoran Zaev që t’u tregojë detajet e takimit me Alternativën, çfarë është diskutuar konkretisht dhe çfarë i është ofruar Afrim Gashit. Ata janë në kërkim të informacionit edhe se kush do të jetë kreu i ri i partisë dhe kryeministër i mandatuar për qeverinë e re, raportoi televizioni Telma .

– Deri më tani nuk kemi pasur takim, ndoshta nesër – tha kryetari i DS-së, Pavle Trajanov.

Edhe nga LDP-ja thonë se për këtë çështje nuk ka pasur asnjë takim apo komunikim.

– Ne nuk kemi pasur një takim apo komunikim për këto tema. Nëse zgjedhja e kryetarit të ri të LSDM-së është demokratike, askush nuk mund të paragjykojë paraprakisht se kush do të fitojë. Vetëm këtë herë shpresoj se do të kenë më shumë se një kandidat për pozitën udhëheqëse – tha për Telma Goran Milevski nga LDP.

Next Post

"123456", "password" dhe "qazwsx" - Cilat janë fjalëkalimet më të përdorura për vitin 2021?

Në një vit të mbushur me sulme të mëdha hakerimi dhe rrjedhje të të dhënave të ndryshme, dikush do të mendonte se do të ishim më të vetëdijshëm për mbrojtjen e të dhënave tona. Por duke gjykuar nga lista e këtij viti me 200 fjalëkalimet më të njohura në botë, mund […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: