Pas kandidimit të VMRO-së në Kërçovë, Hoxha i BESËS selam Fatmir Limanit dhe ASH-së

vull

Njëra nga garat më të nxehta në zgjedhjet lokale të tetorit pritet të jetë në Kërçovë. Atje tashmë zyrtarisht ka 3 kandidatë: Fatmir Limani i pavarur, Fatmir Dehari BDI dhe Aleksandër Jovanovski VMRO-DPMNE. Koalicioni ASH-AAA ende nuk ka shpallur kandidat për këtë komunë. Nga ky koalicion për TV21 thonë se situata në Kërçovë është e komplikuar dhe ata do të vendosin gjatë ditës së nesërme në takimin e Kryesisë Qendrore. Edhe Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa gjithashtu tha se kjo parti nuk do të ketë kandidatë në Kërçovë.

“Nxjerrja qoftë edhe e një kandidati me tepër sidomos pas publikimit se VMRO-DPMNE do ketë kandidat ne Kërçovë rrezikon shumë humbjen e Kërçovës”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

I pyetur se a do të përçahet vota shqiptare mes Deharit dhe Limanit, lideri i Intergistëve Ali Ahmeti tha se për këtë do të vendosin qytetarët.

“Për atë vendosin qytetarët, Fatmir Dehari është kandidatë nga BDI-ja, ndërsa Fatmir Limani është kandidat i pavarur dhe do të vendosin qytetarët më 17 tetor. Për të ardhur deri te vendimi që Fatmir Dehari të jetë kandidatë edhe për një mandatë janë bërë studime, janë bërë sondazhe dhe ka përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga qytetarët”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga ana tjetër as LSDM nuk do të nxjerrë kandidat, me çka me shumë gjasa do të mbështesin kandidatin e BDI-së.

“Dega e Kërçovës së LSDM-së në Kërçovë do të dalë me listë këshilltarësh, do të kemi një listë këshilltarësh tek e cila do të kemi kandidatët për këshilltarë të LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit Partia e Turqve, THP,NSDP-ja dhe koalicionet tjera. Për momentin nuk do të dalim me kandidatë për kryetarë komunë në Komunën e Kërçovës”, potencoi Stanko Trpeski nga LSDM.

Që nga viti 2013 që kur kjo komunë udhëhiqet nga BDI shqiptar, është hera e parë që për Kërçovën do të garojnë dy ose më shumë kandidatë shqiptarë. Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor.

 

Next Post

Indrit Çullhaj bën histori në xhudon shqiptare, publikohet ranglista olimpike

Është publikuar ranglista olimpike dhe sportisti i njohur shqiptar Indrit Cullhaj është renditur i 17 në lojërat olimpike, ku fatkeqësisht u ndal nga dëmtimi në brinjë për të vazhduar drejt medaljes olimpike. Pasi stërvitja e besimi i tij i madh u ndërpre për shkak të këtij dëmtimi, ai nuk do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: