Pas marrëveshjes, pritet hapja e fabrikës së asfaltit, nga kompania gjermane “Strassenflex”, në Zhelinë

vull

Zhelinë – Kompania gjermane “Strassenflex” e njohur për prodhimin e asfaltit, do të investoj në komunën e Zhelinës, ku pritet të hapë fabrikën, në fshatin Grupçin.

Përmes politikave zhvillimore në programin e Lëvizjes BESA, me të cilat kryetari aktual i komunës, Blerim Sejdiu, e fitoi mandatin e parë , një ndër prioritetet e këtij mandati, ka qenë edhe thithja e investimeve të huaja, sikur ky projekt, që Sejdiu, e ka promovuar në shumë intervista ku së bashku edhe me projektin e fabrikës së baterive, poashtu edhe me disa projekte të tjera. Fabrika e asfaltit pritet të punësojë rreth 60 persona.

Në nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë gjermane në muajin shkurt të këtij viti, Sejdiu kishte deklaruar, se kjo fabrikë do të prodhojë asfalt ndryshe prej asfaltit tradicional, ngase është asfalt pluhur me përbërje edhe të plastikës, i cili do të shërbejë edhe për sanimin e gropave.

“Edhe zyrtarisht “Strassenflex” vendos të hapë fabrikën në komunën e Zhelinës.

Ashtu siç ju njoftuam para disa javësh, sot edhe solemnisht bë hapësirat e komunës së Zhelinës u nënshkrua Marrëveshja për hapjen e fabrikës së prodhimit të asfaltit pluhur.
Kompania gjermane #Strassenflex do të ndërtojë fabrikë për këtë lloj të veçantë të prodhimit në Komunën e Zhelinës, e cila do të mundësojë hapjen e #60_vendeve të reja të punës.
Ky lloji i asfaltit me përbërje edhe plastike që është shumë më efikas se asfalti tradicional që përdoret për shtrimin e rrugëve, do të kontribuojë në riparimin e shumë rrugëve në vendin tonë si dhe sanimin e gropave.

Pronari i Kompanisë ShtraseFlex falenderoi Kryetarin e Komunës së Zhelinës z.Blerim Sejdiu për kontributin dhe ndihmën e dhënë për hapjen e kësaj fabrike, z.Daut Elmazin dhe Ambasadorin e RMV në Kopenhagen z.Faton Bejta”, ishte shprehur Sejdiu.

Next Post

Ali Ahmeti: Ju lus të gjithëve që të Regjistroheni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot bashkë me familjen e tij është regjistruar dhe ka bërë thirje që të gjithë qytetarët të kryejnë këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin dhe popullatën. Sot mirëprita regjistruesit në shtëpinë time dhe bashkë me familjen u bëmë pjesë e regjistrit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: