Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Pas problemeve të shumta të trashëguara, bulevardi Kiro Gligorov është në fazën përfundimtare

1 min read

Rikonstruksioni i bulevardit Kiro Gligorov, i cili filloi në gusht të vitit 2021, është duke u rikonstruktuar intensivisht, dhe tani është në fazën përfundimtare. Në terren janë kryer punime të gjera për rikonstruksionin e korsive rrugore, si dhe ndërtimin e kanalizimeve të reja atmosferike dhe fekale.

Është kryer rikonstruksioni i bulevardit në gjatësi prej 1.450 metrash. Gjatë periudhës së intensifikimit të punimeve ndërtimore, fillimisht është bërë rikonstruksioni i rrugës në pjesën nga rruga Pero Nakov deri te Estekada me ndërtimin e kanalizimit fekal në pjesën perëndimore, e më pas u ndërtua kanalizimi atmosferik në anën lindore. Gjatë realizimit të rikonstruksionit të bulevardit u ndërtua kanalizimi atmosferik me gjatësi totale 682 metra dhe kanalizim i ri fekal me gjatësi 1218 metra, ku është e nevojshme lidhja me pusetë nga kolektori, i cili është investim i Ministrisë së Financave.

Për shkak të urdhëresave të ndërprerjes së punës dhe kontestit gjyqësor për shkak të mospërputhjes në fazat e ndërtimit të shkaktuar nga udhëheqësia e mëparshme, projekti u vonua në ndërtim, por me angazhim të shtuar për tejkalimin e sfidave, më në fund janë duke përfunduar punimet e sanimit të asfaltit në atë pjesë të bulevardit.