PDIU: Përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për formimin e qeverisë së re

Arvanit Cameria

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përgëzon kryeministrin Albin Kurti dhe shumicën parlamentare të Kosovës për formimin e qeverisë së re. Subjektet politike të Kosovës demonstruan nivel të lartë maturie e demokracie si gjatë mbarëvajtjes së zgjedhjeve të fundit, ashtu edhe gjatë procesit tranzitor të ndryshimit të qeverive.

Ne urojmë që kjo pjekuri të reflektohet në unifikimin e qëndrimeve për sfidat dhe vendimet e mëdha që Qeverisë së re të Kosovës do t’i duhet të ndërmarrë.

Ne besojmë që Qeveria Kurti do të jetë qeveri e rikthimit të besimit dhe shpresës, përmes ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe prosperitetit kombëtar.

Shpresojmë që në të ardhmen e afërt, të dyja qeveritë e reja, e Kosovës dhe e Shqipërisë, të mund të ndërtojmë bashkëpunim më të ngushtë në shërbim të shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

#NënNjëFlamur

Next Post

Veliaj: Diaspora me regjistrimin e saj po bën një Akt patriotik

Është një mënyrë për të treguar një akt patriotik që i garanton shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të drejtat që janë fituar me shumë shumë mund, shumë shumë djersë, madje edhe me shumë shumë gjak. Me këto fjalë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë ftesë DIASPORËS shqiptare të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: