PDSH dënon sulmin ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Anti-Bixhoz

vull

Incidenti i pahijshëm në Tetovë, konkretisht sulmi fizik ndaj anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Anti-Bixhoz është një akt i pahijshëm që PDSH e dënon duke e marrë për bazë, aktin e dhunshëm, lirinë e shprehjes por edhe natyrën paqësore të aktiviteteve të kësaj Lëvizjeje.

Është jetike që liria e të shprehurit të mbrohet, promovohet dhe realizohet e njerëzit të mos kenë frikë për t’i thënë opinionet e tyre në publik. Prandaj, ne qëndrojmë pas kësaj ideje që zhvillon shoqërinë dhe mundëson liritë individuale të njeriut të cilat i garantohen edhe me ligj dhe dënojmë çdo akt në kundërshtim me këtë.

Next Post

Kush e krijoi opinionin që e paskësh "analizuar" Shaqir Fetahu?!?

Shaqir Fetahu e ka shumë të vështirë që të shkëputet nga ai mentalitet me të cilin është kalitur si teolog i këtij nënqielli! E ka të vështirë të divorcohet prej “mentorit” të tij të përjetshëm, Sulejman Rexhepit! E çka ka mësuar prej tij përveçse hajninë, vjedhjen, kodoshizmin, nepotizmin, gënjeshtrën, mëkatin, […]

Subscribe US Now