PDSH, më shumë se parti ! Pse heshtin, Kasami, Sela, Gashi dhe Ahmeti?!

vull

PDSH garon e vetme sepse është e vetmja dhe vetëm e vetmja shpresë e shqiptarëve për të realizuar ëndrrën e tyre të përbashkët.

Nuk është rastësi që PDSH ka hapur front të ashpër me ata të cilët fshihen pas çështjes kombëtare, por që çdo sekond mundohen të dëmtojnë çështjen kombëtare. PDSH aspak nuk frigohet nga grupet kriminale, aq më pak nga ata grupe që fshihen pas kombit dhe fesë sepse këto të fundit janë kanceri i kombit dhe duhet luftuar me çdo çmim.
Kjo betejë e rëndë e PDSH-së është për kombin, jo për partinë. Betej e cila kërkon dije, guxim, zemër e shpirt për t’u ballafaquar me shërbimet antishqiptare sepse PDSH nuk po zhvillon betejë me individ apo grupe të caktuara kriminale, por me shërbime të fuqishme që duan t’a dëmtojnë çështjen kombëtare.
Për fat të keq, PDSH është e vetme dhe lideri i saj nuk ka filluar dje dhe as sot, por që nga veprimtaria e tij dhe PDSH-së, kjo betejë zhvillohet dhe pasojat kanë qenë të rënda për PDSH-në, por asnjëherë vdekjeprurëse.
Çdo shqiptar i ndershëm pyet se ku janë mediat, gazetarët, analistët, intelektualët, mësuesit, arsimtarët, profesorët, pedagogët që po heshin dhe me heshtjen e tyre po dëmtojnë të ardhmen e kombit të tyre.
Pse e gjithë kjo heshtje ?
Nga kush kanë frikë ?
Po pse po heshtin edhe partitë tjera, apo mos vallë janë pjesë e këtij skenari ?

Pse hesht Ziadin Sela ?
Sepse është bërë bashkë me disa prej këtyre që duan t’a bastardojnë çështjen kombëtare për interesa politike, individuale dhe grupore. Ky njeri, jo vetëm që është i pafuqishëm, por edhe i paaftë për të mbrojtur kombin nga sëmundja lindore.

Pse hesht Afrim Gashi ?
Sepse është pjesë e atij grupacioni dhe së fundmi me Ziadin Selën mundohen të mbrojnë këtë grup kriminal dhe kancerogjen për kombin tonë.

Pse hesht Bilall Kasami ?
Sepse ai me disa të tjerë u ndanë nga ky grup për shkaqe të parave të pista dhe së fundmi u bashkua me LSDM-në për të mbrojtur atë pjesë të kulaçit që i ka ngelur.

Por pyetja më e rëndësishme është pse hesht Ali Ahmeti ?

Sepse janë kalamajtë, bashkpuntorët dhe janë krijimtaria e tij. Këta të lartpërmendurit janë mburoja e BDI-së dhe kjo u dëshmua në zgjedhjet e kaluara, por dhe tani do dëshmohet e njëjta.
E keqja më e madhe është se Ali Ahmeti lejoi që këta qyqarë të veprojnë në zonat më kryesore të shqiptarëve, ku dhe represioni i shtetit ndaj këtyre zonave është aq i madh, sa nevojitet NATO për të shpëtuar zonat si Shkupi e Kumanova.

E gjithë kjo heshtje ndihmon këta kriminel që të kenë komoditet, por ja që asnjëherë nuk do mund të jetojnë të qetë sepse PDSH nuk frigohet nga këta piun e spiun, po qe nevoja do përballet në çdo mënyrë me ata sepse institucionet e shtetit heshtin dhe stimulojnë këta kriminel, por PDSH-ja është e gatshme të intervenoj dhe të shpëton kombin nga një fatkeqësi që po se ndalove mund të kthehet në tragjedi.

Të vetëm sepse kombi shqiptarë është i vetmi që mbron civilizimin perëndimor.

Partia Demokratike Shqiptare

Next Post

Partia Demokratike e Turqve do të garoj në zonën gjashtë me kryetarin e saj, Bejxhan Iljas

Partia Demokratike e Turqve (TDP), sot në mbledhjen e Kuvendit t Qendror Drejtues dhe Asamblesë Qendrore të partisë, në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen në 12 Prill 2020, vendosën për një koalicion parazgjedhor me LSDM-në. Në mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë për kandidat për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: