Pendarovski nesër do ta dorëzojë mandatin

vull

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit, njoftuan nga Kabineti i Presidentit.

Kuvendi javën e kaluar konfirmoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, me të cilin filloi afati dhjetë ditor në të cilin presidenti Pendarovski duhet t’i besojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re i mandatuari për kryeministër, ai pritet që në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm të paraqesë në Kuvend programin e punës dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, pas së cilës deputetët do të duhet të votojnë.Për t’u zgjedhur, të paktën 61 ligjvënës duhet të votojnë për kabinetin e propozuar. Shumica e re parlamentare e përbërë nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, së bashku me BDI-në, Alternativën dhe PDSH-në ka 64 deputetë në Kuvend.

Next Post

Suksesi i firmës “Shq1pe” në Amerikë

Nga E.B., Nju Jork Firma “Shq1pe” është një brand i rrobave në Nju Jork mjaft i njohur për stilin urban, sidomos mes të rinjve. Ajo është veshja e preferuar e vipave dhe yjeve muzikore. Stili “Shq1pe” është kthyer në një firmë globale, dhe është bërë e njohur në tregun amerikan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: