Për vazhdimin e vlefshmërisë së raporteve specialistike  

vull

Për arsye të përkeqësimit të situatës me virusin Kovid-19 në muajt prill dhe maj 2021, një numër i madh institucionesh shëndetësore publike funksionojnë si qendra për kovid. Për shkak të lëshimit të pandërprerë të recetave, pushimeve mjekësore dhe pajisjeve ortopedike, Fondi, për të përmbushur nevojat e të siguruarve në këtë periudhë, riktheu vlefshmërinë e raporteve specialistike e cila ishte me datë jo më të vjetër se 01.12.2019, në datë jo më të vjetër se 01.10.2019

 

  • Nga 01.04.2021, janë të vlefshme raportet mjekësore me datë jo më të vjetër se 01.10.2019. Kjo do të thotë që të siguruarit për të ushtruar të drejtat e mësipërme do të duhet të përditësojnë raportet përkatëse specialistike/ mendimet konsiliare. Për fletëlëshimin më të vjetër se 01.10.2019 do të jetë e nevojshme të dorëzohet raport i duhur specialistik/mendim konsiliar për ushtrimin e të drejtave të mësipërme

 

  • Nga 01.05.2021, do të jenë të vlefshme raportet mjekësore me datë jo më të vjetër se 01.10.2019. Kjo do të thotë që të siguruarit për të ushtruar të drejtat e mësipërme do të duhet të përditësojë raportet përkatëse specialistike/mendimet konsiliare. Për fletlëshimin më të vjetër se 01.10.2019 do të jetë e nevojshme të dorëzohet raport i duhur specialistik/ mendim konsiliar për realizimin e të drejtave të mësipërme.
Next Post

Fakulteti i Kulturës Fizike i UT-së i promovoi programet studimore para maturantëve të Tetovës

Universiteti i Tetovës vijon me prezantimin e ofertës akademike për vitin 2021/2022, përkatësisht të drejtimeve të ndryshme arsimore – shkencore. Fakulteti i Kulturës Fizike është fakulteti i radhës që e prezantoi ofertën akademike para maturantëve të Tetovës. Prezantimi u realizua përmes platformës online nga Doc. Dr. Kastriot Shaqiri, i cili […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: