Përfundoi hetimi për rastin “Perandoria”, prona të ngrira të Mijalkovit në të gjithë vendin

vull

Përfundoi hetimi për rastin “Perandoria”, të hapur nga ish-PSP-ja, konfirmojnë për “Fokus” nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Tashmë të dyshuarve, përfshirë ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov dhe biznesmenin Orce Kamçev, do t’u dorëzohen vendimet për hetim të përfunduar dhe do të kenë 15 ditë kohë për t’i dorëzuar provat e tyre në Prokurori, transmeton Portalb.mk.

 

“Lidhur me rastin “Perandoria”, ju njoftojmë se hetimi ka përfunduar, në ditët në vijim do t’iu dorëzohen njoftimet për përfundimin e tij të dyshuarve dhe mbrojtjes. Pason afati i paraparë me ligj prej 15 ditësh, në të cilin mbrojtja ka të drejtë të shqyrtojë provat e mbledhura dhe të propozojë provat e veta. Pas përfundimit të këtyre veprimeve procedurale do të merret vendimi i prokurorit publik”, thanë për Fokus nga Prokuroria.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore Publike në Shkup kishte parashtruar gjashtë kërkesa në lidhje me sekuestrimin e pasurisë së përfshirë në lëndën “Perandoria”.

Pasuria e përfshirë në këtë lëndë u kërkua të ngrihet përkohësisht, pasi ishin plotësuar kërkesat sipas prokurorit të lëndës. Në lidhje me ngrirjen e këtyre pronave, janë njoftuar Regjistrimi Qendror dhe Agjencia për kadastër të patundshmërisë.

“Kërkesa vjen si rezultat i dyshimeve të bazuara se pasuria rrjedh nga vepra penale dhe deri në kryerjen e procedurës penale, do të jetë e sekuestruar ose do të pamundësohet shfrytëzimi i saj”, deklaruan nga Prokuroria.

Në bazë të rezultateve, Prokuroria vlerësoi që kjo pronë ishte bartur deri te personi i tretë me qëllim që të fshehët pronari i vërtetë.

Në bazë të kësaj, me propozim të PTHP dhe vendim të gjyqtarit u vendos ngrirja e pronës “Divelop Grup” – Shkup që është pronë e Hotel Grandit; 67.5 përqind e “Divelop Grup”-Shkup; 32.5 përqind e investimit aksionar të “Best Vej Investment” – Shkup në “Divelop Grup”-Shkup, pasuri e patundshme e “Biznis Properti Investment”-Shkup në vlerë prej 58 milionë denarë, banesa në me sipërfaqe 720 metra katror dhe garazhe me sipërfaqe 92 metra katror; letra me vlerë të “Eksiko” – Shkup në vlerë prej 21 milionë denarë dhe pasuri e patundshme në Sheshin Maqedonia rreth 566 metra katror në vlerë prej 1.7 milionë euro.

Orce Kamçev, përveç në lëndën “Perandoria”, është i dyshuar edhe në lëndën “Parcelat në Vodno“, për të cilën më 14 mars u burgos. Besohet se Kamçevi planifikoi edhe arratisjen nga vendi dhe se kjo është një nga arsyet pse u kthye në burgun e Shkupit.

I pakënaqur me vendimin e gjykatës, avokati Toni Menkinoski ngriti padi penale kundër gjyqtarit të procedurës paraprake dhe Këshillit penal në gjykatën penale të Shkupit, ndërsa u shkroi edhe ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Orce Kamçev përfundoi në paraburgim 30-ditor në 14 mars si një nga të dyshuarit në lëndën “Parcela në Vodno”. Ai apeloi masën e paraburgimit në këshillin penal, por ajo u refuzua.

Në hetimin e “Parcela në Vodno “, përveç Kamçevit, të dyshuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, kumbara i Gruevskit, Rusko Novaçevski, nëna e Kamçevit, Ratka Kamçeva. Rasti ka të bëjë me faktin se parcela tërheqëse toke në Vodno ishin blerë me para të anëtarësisë dhe donacionet e partisë për VMRO-DPMNE. Bëhet fjalë për 11.000 metra katrorë tokë dhe shumë prej 1.3 milionë euro. Kohët e fundit, si pjesë e hetimit, prokuroria kontrolloi edhe apartamente që lidhen me Gruevskin.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski./Portalb

Next Post

Edhe administratorët do të nisin grevën më 26 prill nëse nuk u rriten pagat

“Shfrytëzojmë rastin t’u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të mos votojnë ligjin për zyrtarët administrativë dhe të thonë se çdo deputet që voton një ligj të tillë nënvlerësues do të konsiderohet kundër punëtorëve dhe neve si sindikatë”, thanë ata në një lajm. Mosrespektimi i pagave në sektorin publik nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: