Pjesa jonë e punës është bërë nga standardet më moderne “Brako” i kërkon qeverisë të publikojë të gjithë dokumentacionin

vull

Vërejtjet që u shfaqën gjatë pritjes teknike, të cilat u përmendën nga disa media, ishin kryesisht të një natyre estetike dhe nuk mund të lidhen me aksidentin, ato u hoqën siç duhet brenda afatit para se spitali të vihej në përdorim, bëjnë të ditur nga  “Brako”.

Kompania jonë, e cila punonte me standard më të larta kualitative, është furnizues i kontenjerëve modular parafrabrikuar në spitalin modular, dhe në interes të informimit objektiv të publikut, ne duam të theksojmë se pjesa e gjërave që ishin përgjegjësia jonë gjatë ndërtimit janë realizuar në përputhje me të gjitha standardet më të fundit të sigurisë dhe cilësisë. Para pranimit teknik, të gjitha pozicionet e punës të cilat ishin obligim i yni, janë testuar dhe kontrolluar, gjë që në fakt është dëshmi e pranimit të rregullt teknik të objektit, I cili më pas është vendosur në përdorim në përputhje me standardet rrigoroze të Bankës Botërore si financuese e projektit, transmeton KohaNews.

Me këtë rast ne dëshirojmë të vërejmë se vërejtjet që u shfaqën gjatë pritjes teknike, të cilat janë përmendur nga disa media, ishin kryesisht të një natyre estetike dhe nuk mund të lidhen me aksidentin, u eliminuan me kujdes brenda afatit të mëparshëm para lëshimit në përdorim të spitalit. Ne kërkojmë që i gjithë dokumentacioni për pranimin teknik të publikohet nga institucionet kompetente,” thuhet në kumtesën e kompanisë “Brako”./KohaNews

Next Post

Mitrovski: Një çati e spitalit të Tetovës ra në 2010 dhe një studente nga Kosova vdiq - Gjykata i liroi të gjithë nga akuzat

Avokati Janaki Mitrovski sot kujtoi një rast të vitit 2010 kur një student nga Kosova vdiq për shkak të rënies së çatisë në spitalin e Tetovës, për të cilin të gjithë të akuzuarit u liruan nga gjykata e Tetovës. – Në Nëntor 2010, kulmi i sapo ndryshuar i spitalit të Tetovës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: