Pjesëmarrje e ministrit Spasovski në Takimin e Pestë të Grupit menaxhues për obligimet e marrura për siguri (SCSG) në kuadër të Procesit të Berlinit

vull

”Lëmia-siguri- për herë të parë është përfshirë në portfolion e Procesit të Berlinit në vitin 2018 gjatë kryesimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në të cilën edhe u formua Grupi menaxhues në takimin e të cilit edhe sot marrim pjesë.

Për kohë të shkurtër dhe në një periudhë kohore politike mjaft stuhike në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të këtij grupi përcaktuam kahje të qartë të veprimit në të cilën dëshirojmë të lëvizim, me çka ngadal por të sigurtë, Grupi menaxhues u bë i njohur në lëmitë të cilat janë lëndë e fokusit dhe veprimit të tij”.
Këtë ndër të tjerave e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin e sotëm përmes videos në Takimin e Pestë të Grupit Menaxhues për obligimet e marrura për siguri (SCSG) në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në bashkëorganizim të ministrive të punëve të brendshme të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

Ministri Spasovski duke potencuar sfidat në luftë kundër formave të ndryshme të krimit të organizuar, posaçërisht tani në kushte të pandemisë globale, duke thesksuar vetëdijen se asnjë shtet vetë nuk mundet të ballafaqohet me të gjitha sfidat, potencoi se ” po hymë në një qasje ndryshe dhe mjaft të rrezikshme në të cilën në një nivel më të lartë po e rrisim parandalimin, efikasitetin, operativitetin dhe bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar”.
Në planin rajonal dhe ndërkombëtar, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara në mënyrë aktive mori pjesë në shkëmbnimin e informatave dhe zbatoi hetime ndërkombëtare për krimin e organizuar dhe asgjësimin e grupeve kriminale të përmasave ndërkombëtare, si me iniciativë të veten, poashtu edhe me participim jo vetëm të iniciativave të shteteve tjera të rajonit, por edhe të vendeve të UE-së”, theksoi Spasovski
Gjatë këaj ministri Spasovski u fokusua edhe në pjesën e prioriteteve të cilat për Ministrinë e Punëve të Brendshme janë lartë në axhendën e aktiviteteve, siç janë të dalluarit dhe parandalimi nga rreziqet nga korrupsioni, kontrollimi i armëve të lehta dhe të kalibrit të vogël, si dhe migrimi ilegal posaçërisht në kontekstin e iniciativës së përbashkët të MPB-së të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të MPB-së të Republikës së Austrisë për ”Platformë të përbashkët koordinative” në drejtim të asgjësimit të migrimit ilegal nëpër të ashtuquajturën rutë mediterane, mbrojtje më efikase dhe më cilësore të kufirit, menaxhim me kufijtë dhe të procedurave për azil..

Sipas ministrit Spasovski-”Prona rajonale është e rëndësisë së posaçme për përforcimin e efikasitetit dhe të bashkëpunimit, jo vetëm nga aspekti i sigurimit të suksesit, por edhe nga aspekti i sigurimit për involvim të fuqishëm të rajonit të Balllkanit Perëndimor. Për këtë, më gëzon fakti që Procesi i Berlinit e njeh këtë fakt dhe që ky Grup i menaxhimit për obligime të marrura nga lëmia e sigurisë e posedon perspektivën rajonale për arritjen e shfrytëzimit optimal të kapaciteteve ekzistuese të bashkëpunimit rajonal dhe për vendosjen e mekanizmave të reja për bashkëpunim ndërmjet organizatave ndërkombëtare dhe të Ballkanit Perëndimor”:
Ndryshe, në aktivitetet e planifikuara të Grupit menaxhues për obligime të marrura për siguri në kuadër të Procesit të Berlinit për vitin 2020 u identifikuan disa aktivitete kyçe duke filluar nga bashkimi i mekanizmave rajonal ekzistues, platformave dhe iniciativave për shkëmbim të informatave në kohë reale (për shembull SELEK, SEPKA, KPS, JIE), pastaj përfshirja e aranzhmaneve ekzistuese, zbrazëtirat përkatëse dhe sfidat, dhe rekomandim të lëmive për përmirësimin ose edhe të zgjidhjeve përkatëse për shkëmbim më efektiv dhe më të shpejtë të informatave përmes agjencive të ndryshme për zbatimin e ligjit si dhe përforcimin e bashkëpunimit operativ dhe të shkëmbimit të informatave ndërmjet legjislativave të Ballkanit Perëndimor edhe me agjenci relevante të specializuara.

Next Post

Kosovë-Shqipëri, “një ushtri”/ Firmoset marrëveshja

Shqipëria dhe Kosova firmosën një tjetër marrëveshje bashkëpunimi ku përfshihet rritja e numrit të aktiviteteve të përbashkëta të ushtrisë. Ministri  i mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, vizitoi Kosovën ku u pritur me një ceremoni të posaçme nga homologu e tij, Armend Mehaj. Në një konferencë të përbashkët pas takimit, Peleshi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: